Sport
Syla, mundësi që e bëri Greqinë të njihet me Kosovën
Demokracia
09:39 | 02 Nëntor 2021

Share:

Sportistët kosovarë vazhdojnë t’i sjellin suksese dhe ta ngritin çdo herë e më lartë shtetin e  Kosovës.

Këtë herë radha ishte për mundësin Auron Syla (-86 kg), i cili në Greqi, aty ku nuk njihet shteti ynë, bëri që të gjithë të njihen me vendin tonë, shkruan Demokracia.com.

Syla arriti ta fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Mesdhetar të Mundjes, që u mbajt në Xanthi të Greqisë, grupmosha junior.

Syla në një bisedë për Demokracia.com ka thënë se konkurrenca ka qenë shumë e fortë, por fal punës dhe vullnetit për t’i dhënë Kosovës medalje ai arriti te ku sukses.

“Konkurrenca ka qenë shumë e fort diku rreth 20 shtete me 250 garues. Pas përgatitjeve shumë të mira që kemi bërë, rezultati ka qenë i pritshëm. Jemi ndarë shumë të kënaqur edhe pse ndoshta kemi mundur edhe më mirë, por pse jo edhe ky është sukses i mirë”, ka thënë fillimisht Syla, i cili xhiron e parë e kaloi i lirë, ndërsa në xhiron e dytë e mposhti garuesin nga Shqipëria, derisa u mund në rrethinë  e tretë nga reprezentuesi grek. Për të arritur te medalja e bronztë ai e mposhti garuesin nga Portugalia.

Syla, nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq, menjëherë pas Kampionatin Mesdhetar, ka nisur të mendojëpër garat e radhës.

“Tash duhet të nis punën dhe të mendoj për sukses enë Kampionatin Europian 2022 që mbahet në Bullgari për U23. Besoj se edhe aty do ta ngritë emrin e Kosovës në piedestal”, ka përfunduar Aulon Syla. /Demokracia.com

Të ngjashme