Lajme
Syla: Kurti më akuzoi se bashkëpunova me fashistët, Hashim Thaçi i vetmi që mbajti premtimin për paga
Demokracia
22:28 | 04 Tetor 2022

Share:

Ish-sindikalisti, Blerim Syla ka treguar se çka kanë biseduar në takimin si sindikalist në kohën kur Albin Kurti u bë kryeministër i vendit.

Syla në Kanal 10, ka thënë se Kurti e ka akuzuar atë se ka lidhë marrëveshje me fashistë, apo me PAN-in.

“Në takimin kur kemi shkruar për t’i paraqesim kërkesat tona për ligjin e pagave, nuk ka Ka pasë vendime të skajshme ndaj sindikalistëve, aty ju ka thënë që kanë qenë votues e militantë të PDK-së. Për mua ka qenë shumë irrituese fakti që kinse unë pasna lidhë marrëveshje me fashistët, po me PAN-in”, ka thënë ai.

Ish-sindikalisti, ka treguar se në mbledhje i ka quajtur Jasharajn e Ymerin të SBASHK-ut militantë të PDK-së.

Ndërkaq Syla, ka thënë se ish-kryeministri, Hashim Thaçi ka qenë ai që ka mbajtur premtimin për rritjen e pagave të mjekëve.

Të ngjashme