Lajme
Syla: Kunati i Albulenës ka hasmëri me familjen Limaj – a po bën hajgare Kurti?
Demokracia
22:06 | 21 Prill 2025

Share:

Analisti Valon Syla duke diskutuar bllokadën në Kuvendin e Kosovës deklaroi se kunati i Albulena Haxhiut “ka hasmëri me familjen Limaj”, teksa ngriti pyetjen nëse Kurti po bën “hajgare me Albulenën apo me Limajn”.

Ai tha se nuk po e din se me cilin nga ta Kurti po bën shaka, por nëse do ishte i sinqërtë “nuk do të vepronte” kësisoj.

“Unë mendoj që së pari Albin Kurti ka probleme brenda me numra, Albin Kurti s’i kontrollon numrat se mas pari folë me Fatmir Limaj, knej ja qet Albulena Haxhiun (për kryetare të Kuvendit). Na e dim që kunati i saj, ka probleme familjare dhe hasmëri me familjen Limaj. Tash a është Kurti duke bo hajgare me Limajn apo me Albulenen unë nuk e di”, tha Syla në Pressing.

“Unë e di që Kurti me kanë i sinqertë qoftë me Albulenen, qoftë me Limajn, këtë punë s’e bën”, shtoi ai.

“E di që aty ka hasmëri”, tha Syla.

Të ngjashme