Lajme
Syla i kërkon Jasharajt ta ndalë grevën: E fute kryeministrin në halucinacione, tregoju kush është me Serbi
Demokracia
17:39 | 13 Shtator 2022

Share:

Blerim Syla, ish-drejtuesi i Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë, e ka publikuar në Facebook një apel për kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajn, të cilin thotë se e ka mik.

Syla i ka kërkuar atij që ta ndërpresë grevën, pasi tha se ai arriti ta fusë kryeministrin “në halucinacione dhe teori konspirative”.

“Prof une miku yt po te them te koriturit koriten ti mos i lejo”, ka shkruar Syla.

“Prof unë Blerim Syla nuk i pata tradhtuar por ti nje gje arrite KM u takua me ty pavarësisht rezultatit. Arrite ta futesh ne halucinacione dhe teori konspirative (ketë se ben nje burrështetas) iku nga mediat”, shkruan ai.

Postimi i plotë, pa ndërhyrje, i Blerim Sylës:

APELI PER MIKUN TIM

PROF.RRAHMAN JASHARi

I nderuar duke te te njohur per se afermi si profesionist e atedhetar kam nje

lutje….

Te lutem dhe te inkurajoj fillo mesimin,ti ia dole,ti fitove dhe ti e shpetove DEMOKRACIN ne vend

Dhe Sindikalizmin.

Prof une miku yte po te them te koriturit koriten ti mos i lejo….

E di egon sindikaliste dhe je me fat qe ke anetar te devotshem por ata te kuptojne dhe te mbeshtesin.

Prof une Blerim Syla nik i pata,tradhetuan por ti nje gje arrite KM u takua me ty pavarsisht rrezultatit.Arrite ta futesh ne halucionacione dhe teori konspirative (,ket se ben nje burrshtetas)iku nga mediat..

Prof ti ia dole thirri femijet ne shkolle.

E Ju prinder kujdes ka po i adresoni kerkesat vetem po ju rikujtoj 85000 punetore publik kan femi…

Jam ty prof.Jashari tregoju kush eshte me SERBI..

 

Të ngjashme