Lajme
Syla: Burimet thonë që nesër në Bruksel prezantohet një draft i Statutit të “Zajednicës”
Demokracia
21:09 | 01 Maj 2023

Share:

Gazetari Valon Syla ka thënë se më 2 maj në Bruksel do të prezantohet statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Syla ka thënë se Asociacioni do të ketë elemente të mëdha të autonomisë. Ai thotë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se është në dijeni për statusin.

“Qaq po shumë po rren, sa që kam menduar se po e fitoj najnjo. Po ai po tërhiqet”, ka thënë ai në emisionin Pressing në T7

“Burimet thonë që nesër në Bruksel prezantohet një draft i Statutit të Asociacionit. Ose siç po thonë me gjuhë të VV-së, Zajednicë në veri, e Asociacion në jug. Komunat në veri do të jenë thuajse një pushtet tjetër. Ndërsa këto komunat në jug do të kenë autonomi të zgjeruar”, shtoi ai.

Të ngjashme