Lajme
Syla: Asnjë ligj Qeveria Kurti nuk po është e aftë me kalu pa e shkel Kushtetutën
Demokracia
18:18 | 07 Prill 2023

Share:

Gazetari Valon Syla ka thënë se projektligjet që po dërgohen për konsultim në Gjykatën Kushtetuese nga opozita janë një formë e opozitarizmit.

Syla këtë e ka thënë përmes një postimi në ‘Facebook’, teksa ka potencuar se Qeveria Kurti nuk po arrin t’i kapërcejë ligjet pa e shkelur Kushtetutën, shkruan Demokracia.com.

“Keto ligjet që po dergohen në Kushtetuese janë veç një forme e berjes opozitarizmit. Asnjë ligj Qeveria Kurti nuk po është e aftë me kalu pa e shkel Kushtetutën”, ka thënë ai.

Syla ka thënë se Kushtetuesja do ta kthejë mbrapsht edhe Ligjin për Pagat në sektorin publik.

“Opozitës i takon ta ndreq qysh i ka hije policisë, ushtrisë, shëndetësisë dhe arsimit, se Qeveria Kurti me dy këmbë të majta, lidhje s’ka”, ka përfunduar ai. /Demokracia.com/

Të ngjashme