Lajme
Syla: Albin Kurti dhe aleatët e tij pësuan debakël në Maqedoni
Demokracia
22:03 | 24 Prill 2024

Share:

Analisti Valon Syla ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Maqedonisë të Veriut.

Ai ka bërë me dije se aleatët e kryeministrit Albin Kurti kanë pësuar debakël në këto zgjedhje.

Në profilin e tij në “Facebook”, Syla ka shkruar se Kurti në Maqedoni e mori përgjigjen e njëjtë si në Shqipëri.

“Albin Kurti me aleatët e vet pësoi debakël në zgjedhje Maqedoni… Bishtin nër shalë, edhe nga atje ja dhanë përgjigjen si në Shqipëri… Tash te presim Albin mjeshtrin për Kosovë. Urime të veçanta për Bujar Osmanin, që e kryjti punën e vet mas miri”, ka shkruar Syla.

Të ngjashme