Lajme
Syla: A e ke pa Dardan Molliqajn, si t’ia kapësh dorën dredhohet vet
Demokracia
22:21 | 05 Korrik 2022

Share:

Analisti Valon Syla, ka folur lidhur gafat dhe populizmin e politikanëve.

Syla ka thënë se politikanët përcjellin sondazhet dhe veprojnë sipas rezultateve të tyre.

Ai ka ironizuar me Dardan Molliqajn, kryetarin e partisë jashtëparlamentare, PSD.

“Dardan Molliqaj hala sillet si opozita kryesore, si të hyn ia rras shpullë policit, si t’ia marrsh dorën dredhohet vet”, deklaroi ai në T7.

Tutje, Syla ka kritikuar edhe ish-kryeministrin Abdullah Hoti, i cili sipas tij, hante sandviç, duke kopjuar një veprim paraprak të Kurtit, i cili hante pasul publikisht krah një imami.

“Abdullah Hoti ha sandviç, se Albini ha pasul me hoxhën, tash çu Abdullah haje një sandviç”, tha ai.

“Kjo është një propagandë. Liderët i këqyrin sondazhet… psh ka trend rritje Islami thonë çu të marrim anëtarë të mbuluar”, ka thënë ai.

Të ngjashme