Lajme
Sy të kuq dhe irritim të lëkurës, zëdhënësi i Abramovich konfirmon helmimin në takimin e negociatave
Demokracia
19:25 | 28 Mars 2022

Share:

Një zëdhënës i Roman Abramovich ka konfirmuar se oligarku rus dyshohet të jetë helmuar në fillim të këtij muaji pas takimit për të diskutuar bisedimet e paqes me negociatorët ukrainas.

Wall Streat Journal, duke cituar faqen ukrainase të investigimit Bellingcat, raporton më herët se ka konfirmuar që tre anëtarë të delegacionit që morën pjesë në bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë në natën e 3 dhe 4 mars 2022, patën simptoma të ngjashme me helmimin me armë kimike. Një prej tyre ishte sipërmarrësi rus Roman Abramovich.

Pas takimit në Kiev, Abramovich si dhe dy anëtarë të lartë të ekipit ukrainas zhvilluan simptoma që përfshinin skuqje të syve, lot të dhimbshëm si dhe rritim të lëkurës, thanë burimet për gazetën.

Të ngjashme