Lajme
Sveçla zotohet se do ta zhduk fajden e haraçin
Demokracia
22:40 | 17 Shtator 2021

Share:

Policia e Kosovës ditët e fundit ka realizuar një operacion në nivel vendi për arrestimin e personave të dyshuar për fajde dhe haraç.

E ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, ka thënë se në Republikën e Kosovës nuk do të ketë vend për veprimtari të tilla kriminale.

Përmes një statusi në Facebook, Svecla ka thënë se fajden e haraçin do ta zhdukin, ndërsa Kosova do të jetë vend i sigurt.

“Për tre ditë në lokacione të ndryshme janë arrestuar dhjetë persona që merreshin me fajde. Në Republikën e Kosovës më nuk ka vend për veprimtari të tilla kriminale dhe për këtë jemi të vendosur. Fajden e haraçin do ta zhdukim, Kosova do të jetë vend i sigurt”, ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme