Dy serbë në Mitrovicën e Veriut kanë mbetur të plagosur dhe njëri prej tyre ndodhet nën tretman mjekësor.
Siç ndodh shpesh edhe kësaj radhe ministri Xhelal Sveçla ka marrë rolin e zëdhënësit të Policisë së Kosovës.
Ai ka njoftuar se policia ka dyshime për dorasin e këtij akti, për të cilin thotë se gjithashtu është i nacionalitetit serb dhe pjesëtar i strukturave paralele kriminale të Serbisë.
„Njësitet relevante policore tashmë kanë dyshime të bazuara mbi dorasin e këtij akti, i cili është po ashtu i nacionalitetit serb, pjesëtar i strukturave paralele kriminale të Serbisë. Njësitet policore do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në bazë të kompetencave që kanë në mënyrë që dorasi apo dorasit e këtij sulmi të sillen sa më parë para drejtësisë”, tha ai.