Lajme
“Sveçla s’do të kalojë lehtë, s’është i shpeshtë veçimi që ia bëri ShBA-ja”: Ymeri analizon deklarimet e rënda të Hovenier-it
Demokracia
16:16 | 05 Shkurt 2024

Share:

Çështja e ndalimit me doemos të menjëhershëm të valutës serbe (dinarit) ka “shqetësuar thellë” aleatët perëndimorë të Kosovës, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët janë zënë në befasi të pakëndshme nga ky vendim; për çka dhanë brengat e tyre për potencial tensionesh ndëertnike.

ShBA dëshiron shyrtjen e zbatimit të Rregullores së amandentuar”, tha sërish Jeffrey Hovenier pas takimit me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti teksa këtij të fundit i kërkoi – për të disatën herë – “të jetë partner me ne në këtë çështje shumë të ndjeshme”.

Sepse përndryshe, u shpreh ai, “ndikohet në cilësin e partneritetit Kosovë-ShBA”.

Tonet e Hovenier arritën një klimaks të padëgjuar mbase që nga fundit i majit të vitit të kaluar – kur u detyrua të lëshonte një komunikatë për media në orët e vonshme të së shtunes; dhe atë me referenca tejet konkrete të veprimeve; por edhe vepruesve.

Aty – përveç që referencë ishin aksionet policore të drejtua nga Ministria e Brendshme (i.e Xhelal Sveçla) dhe konfiskim të një automjeti që bartte pagesa në dinarë për përfitues të ndihmave sociale në Gorazhdec të Pejës – Hovenier u detyrua të rikujtojë që Kosova, në themelet e saj, është (lexo: duhet) të jetë demokraci multietnike; dhe se “promovimi i këtij vizioni është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës”.

ShBA u shpreh se qëndrimi kokëfortë i linjes medoemos “të ndalimit” pa dhënë kohë të përshtatshme dhe optimale adaptimi për komunitetin serb “na kufizon mundësitë që ShBA të jetë avokat efektiv i Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

Për Drejtuesin e Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, Visar Ymeri, deklarimet e kohëve të fundit nga Hovenier “janë ndër deklarimet më të rënda se vendi ynë gëzon pavarësinë sovrane”.

Në leximin e tij të komunikatës së Hovenier, Ymeri thotë për Nacionalen se “për herë të parë vihet në spikamë çështja e funksionalizimit të parimeve të multietnicitetit të garantuara me Kushtetutën e Republikës”.

Kjo, sipas tij, “duke treguar qartë që për partnerët tanë veprimet e qeverisë kanë filluar të shihen si cenim i këtij parimi fundamental të shpalljes së Kosovës si shtet i pavarur”.

Të mos harrojmë që edhe nota e njohjes së Republikës së Kosovës që vjen nga Presidenti i ShBA-së në mënyrë eksplicite i përmend të drejtat e komuniteteve si parim bazë i njohjes së shtetit tonë. Nëse Kosova shihet si qeverisje e cila nuk funksionon sipas këtij parimi të ndarjes së pushteteve dhe respektimit të të drejtave të avansuara për komunitetet pakicë atëherë pozita jonë ndërkombëtare do të jetë thellësisht e cenuar”, thotë Visar Ymeri.

Rreth pjesës – fillimisht në një komunikatë të DASh dhënë për Zërin e Amerikës – se veprimet e këtilla të Qeverisë së Kosovës “kufizojnë mundësitë e ShBA-së si avokate në mbështetjen ndërkombëtare të vendit” për Ymerin përkthehet në atë se “me këtë sjellje nuk ka vullnet në Washington DC për ta ndihmuar Kosovën në afirmimin e subjektivitetit ndërkombëtar”.

Që i bie nuk ka ndihmë nga ShBA për anëtarësime në organizatat ndërkombëtare. Që në rastin tonë i bie nuk ka anëtarësime në organizata ndërkombëtare”.

E këtu Ymeri shtron një pyetje elementare: “Le t’ma thotë dikush si e kemi ndërmend të përparojmë drejt NATO-s pa vullnetin e ShBA-së?”.

Madje si e kemi ndërmed të përparojmë drejt Këshillit të Evropës pa ndihmën e ShBA dhe të vendeve tjera anëtare ku gati secila ka vërejtje serioze për veprime të caktuara të qeverisë sonë”, vazhdon ai.

Visar Ymeri vëren që “për herë të parë” në një komunikatë të kësaj magnitude vihet në pah, specifikisht, roli i Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla; e madje vlerëson se ish-bashkëpartiaku i tij vështirë se do të mund ta kalojë lehtë këtë adresim në emër të përvetshëm nga ShBA.

Në deklaratë, po ashtu për herë të parë, vihet në spikamë drejtpërdrejt roli i Ministrit të Brendshëm në këto veprime që kanë ngritur shqetësimin e ShBA-ve. Nuk është as diplomatike e as e shpeshtë ky veçim i njërit prej ministrave dhe ky personalizim i vendimeve e veprimeve qeveritare, dhe kam dronë nuk është një gjë të cilën ministri Sveçla do ta kalojë lehtë”, përfundon Visar Ymeri.

Të ngjashme