Lajme
Sveçla për sulmin në Shtërpcë: Dënim me forcën e ligjit, policia e ka arrestuar autorin
Demokracia
00:06 | 07 Janar 2023

Share:

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka reaguar pas plagosjes së dy të rinjve në komunën e Shtërpcës, duke thënë se Policia e Kosovës tashmë ka arrestuar të dyshuarin.

Ai ka thënë se sulmi ndaj tyre është i papranueshëm dhe ka paralajmëruar dënim sipas ligjeve.

“Sulmi ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë është i papranueshëm dhe do të dënohet në forcën e plotë të ligjit”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka deklaruar se Policia ka ndërmarrë aksion të shpejtë dhe ka arrestuar, siç ka shkruar ai, autorin e sulmit.

“Policia ka ndërmarrë një aksion të shpejtë dhe ka arrestuar autorin. Jemi të përkushtuar që të sundojë ligji në çdo pjesë të Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Tashmë është konfirmuar se i dyshuar për sulmin ndaj dy të rinjve në Shtërpcë është një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës nga Kaçaniku.

Sulmin e kanë dënuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe kryeministri, Albin Kurti, por edhe ambasadorë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare.

Të ngjashme