Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas tentim-vrasjes së policëve të Kosovës në Zveçan pasditen e së premtes.
Sveçla, me anë të një postimi në ‘Twitter’, ka thënë se qëllimi i grupeve kriminale, të mbështetura nga Serbia, synojnë ta bëjnë veriun zonë të paligjshme, shkruan Demokracia.com.
“Sërish patrulla e Policisë së Kosovës është qëlluar me armë zjarri. Grupet kriminale të mbështetura nga Serbia synojnë të krijojnë një atmosferë frike dhe pasigurie”, ka deklaruar ai.
“Qëllimi i tyre përfundimtar: ta bëjnë veriun e Kosovës një zonë të paligjshme, të drejtuar nga kriminelët. Përpjekjet e tyre përfundimisht do të dështojnë”, ka deklaruar më tej Sveçla. /Demokracia.com/
Yet again, Kosova Police patrol was shot at with firearms. Criminal groups backed by Serbia aim to create an atmosphere of fear & insecurity by targeting law enforcement.
Their ultimate goal: make north of Kosova a lawless, criminal-run zone. Their efforts will ultimately fail.
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) January 27, 2023