Lajme
Sveçla paralajmëroi arrestimin brenda orësh, Faton Hajrizi e “Shani Tmerri” vazhdojnë lojën me 7 mijë shikues në TikTok
Demokracia
23:45 | 12 Korrik 2024

Share:

Faton Hajrizi dhe “Shani Tmerri” po vazhdojnë të luajnë live në tiktok, ani se ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla paralajmëroi arrestimin brenda orëve.

Ata edhe sonte kanë qenë live në tiktok për më shumë se dy orë.

Faton Hajrizi është arratisur para një jave nga burgu i Smrekonicës ndërkohë Policia është në kërkim të Shani Tmerrit nga gushti i vitit të kaluar.

Shani Tmerri përmes një live në TIK-Tok e ka uruar për arratisjen Faton Hajrizin duke i uruar të mos kthehet kurrë në burg.

“Urime që je arratis, ishalla ma kurrë nuk shkon atje”, i tha Shania, Fatonit.

Ndërkohë, Hajrizi i ka përmendur një rast se si “Tmerri” e kishte rrahur një roje brenda burgut, e në anën tjetër përmend se si pastaj ai u rrahë nga tre policë

“A e mban mend kur e rreh mbikëqyrësin“E ta përmbledhe, bam-bllap”, i thotë Fatonit, Shanisë.

“Po vallain e di veç a e man mend kur më kanë marrë me shleme, më kanë qu zhag – tre ditë tani teposhtë, se unë e majë mend kur e kam rreh mbikëqyësin se unë sun e durojë kërkon – tani tri ditë, tri netë më kanë rreh në bodrum atje poshtë, u kanë ka më del shpirti“, i tha Shania, Fatonit.

E orët e Xhelal Sveçlën po kalojnë, por Hajrizi dhe “Shani Tmerri” po vazhdojnë të jenë në arrati.

Të ngjashme