Lajme
Sveçla nuk e fsheh më, tregon se barrikadat në veri janë në mëshirën e KFOR-it
Demokracia
18:58 | 22 Dhjetor 2022

Share:

Duke folur për zhvillimet e fundit në veri, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla theksoi se barrikadat e vendosura janë praktikë e njohur për të gjithë, pasi po organizohen nga grupe kriminale të armatosura.

Në një konferencë për media, ai theksoi se institucionet e Kosovës kanë të gjitha kapacitetet e nevojshme për të larguar këto barrikada, por se po presin nga KFOR-i.

“Më duhet të ritheksoj që ne të kemi të gjitha kapacitetet e nevojshme për largimin e këtyre barrikadave, për shkak të situatës jemi në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe presim që sa më parë të veprohet nga KFOR-i. U bënë 13 ditë dhe situata vazhdon të jetë e njëjtë apo mund të themi se është rënduar”, tha ai.

Ai po ashtu u bëri thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës dhe të mos bien pre e presioneve dhe shantazheve në Beograd.

Të ngjashme