Lajme
Sveçla në 24-vjetorin e Policisë: Anëtarësimi në Interpol është çështje e pengesave politike
Demokracia
14:17 | 06 Shtator 2023

Share:

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në 24 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës ka folur për profesionalizmin e tyre, por nuk ka treguar se kur do të plotësohen kërkesat e zyrtarëve policorë.

Ai ka thënë se janë duke bërë përpjekje për të mbështetur Policinë e Kosovës.

“Policia e Kosovës është një institucion themelor, ne jemi duke bërë të gjitha përpjekjet që jo vetëm Policia e Kosovës të ketë mbështetje e duhur qoftë nga Qeveria qoftë edhe nga institucionet e tjera. Ka përmirësime edhe po shihen përmirësime në pajisje, në mjete në logjistiken e tyre të përgjithshme. Ka përmirësime edhe në të ardhura, por patjetër se ka hapësire për të bërë më shumë. Unë jam i bindur që do t’i tejkalojmë të gjitha.” – ka thënë ai, sipas Ekonomia Online.

Instant / Kurti uron Policinë e Kosovës në 24 vjetorin e themelimit
Me tej, ai ka thënë se Policia e Kosovës nuk po mund të anëtarësohet në Interpol për shkak të telasheve politike.

“Për sa i takon aftësive të PK-së patjetër që jo vetëm se PK do të ishte pjesë e Interpolit por do të ishte një ndër policit më të mira në Interpol, ashtu siç është policia më e mirë në rajon. Është çështje pengesave politike për të cilat ne të gjithë jemi dëshmitarë, unë jam i bindur që me një mobilizim të duhur të të gjithë akterëv në këtë fushë ne do të arrijmë edhe këtë sukses ashtu edhe siç u bëmë pjesë apo dërguam përfaqësuesin tonë në Europol.” – ka thënë ai.

Të ngjashme