Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për raportimet se pjesëtarët e njësisë speciale intervenuese FIT mund të largohen nga Policia e Kosovës, ka thënë se kjo nuk qëndron.
“Nuk qëndrojnë fare këto se njësia speciale intervenuese do ta lëshojë Policinë e Kosovës. Unë besoj që secili në jetën e përditshme individualisht kërkojmë për diçka më shumë, kërkojmë diçka më mirë dhe kjo është e drejtë e të gjithëve, por nuk asnjë indikacion për asnjë individ e mos të themi njësi që të lëshojë Policinë e Kosovës”, ka thënë Sveçla në “60 minuta” në KTV.
Sveçla ka thënë se si shtet janë duke e mbështetur maksimalisht Policinë e Kosovës.
“Ne si shtet jemi duke e mbështetur maksimalisht Policinë e Kosovës qoftë me paisje, qoftë me trajnime të nevojshme, qoftë me pagesat e nevojshme”, ka thënë ministri i Brendshëm.