Lajme
Sveçla e Haxhiu sfiluan në veri, pas punës që e kryen prokurorët Naim Abazi e Blerim Isufaj
Demokracia
18:58 | 06 Prill 2024

Share:

Në një videoklip si të muzikës pop, të veshur më ndryshe se siç i shihnim kur nuk ishin ministra, ku natyrisht s’u mungonin as syzet, Xhelal Sveçla e Albulena Haxhiu vendosën t’ia bëjnë një shëtitje vilës së sekuestruar të kriminelit serb, Milan Radojiçiq.

Përmes kësaj video, dy politikanët që udhëheqin dy dikastere tejet të rëndësishme, dëshironin të tregonin pasurinë e tij. Por, “harruan” një detaj. Kush e dha urdhrin për konfiskimin e pasurisë – mes tjerash – edhe vilës luksozve në të cilën ata po shetiteshin?

Përgjigja është e thjeshtë, Prokuroria Speciale.

Ndonëse nuk duket askund në këtë video, e as s’i përmendet emri kur flasin për konfiskimin e vilës, prokurori Naim Abazi e kishte thënë fjalën e tij rreth kësaj më 29 shtator 2023.

Pak ditë pas sulmit në bjanskë të Zveçanit, ai kishte dhënë urdhërin për basistjen e pesë lokacioneve, duke përfshirë këtu edhe vilën e Milan Radojiçiq.

Atë kohë, ai kishte kërkuar nga gjykata që të caktojë Urdhrin Ndalues, që është hap para sekuestrimit.

Tash në prill, Albulena Haxhiu do të njoftonte se dikasteri që ajo e drejton, ka nisur ZBATIMIN e Urdhërit Ndalues përfundimtar me masë të përkohshme në lidhje me pasuritë e paluajtshme të pjesëmarrëve në sulmin terrorist.

Albulenën, dy ditë më vonë do ta shihnim në Ujman, te vila, bashkë me kolegun e saj partiak e qeveritar, Xhelalin. Megjithatë, jo edhe personin që dha urdhin për bastisjen e saj.

Qysh e sulmoi pushteti numrin një të institucionit që heton Bajnskën?

Prokuroria Speciale nuk ka ndarë shumë informacione në lidhje me hetimet e sulmit të 24 shtatorit, pasiqë të njëjtat ende vazhdojnë.

Për këtë, kishte folur numri një i këtij institucioni, Blerim Isufaj:

“Lidhur me pyetjet tuaja rreth rastit lidhur me sulmin terrorist të 24 Shtatorit ndaj Policisë së Kosovës, ju njoftoj se është duke u trajtuar me seriozitetin e duhur dhe në momentin kur përfundojnë hetimet, vendosim për ecurinë e mëtejmë të rastit, sepse në këtë fazë të hetimeve, nuk mund të ndajë me publikun asnjë informacion rreth rastit, përfshirë këtu përgjigjet e pyetjeve të parashtruara.” – kishte thënë ai për Express.

Isufaj për një kohë të gjatë ka qenë cak i sulmeve nga pushteti, duke përfshirë këtu edhe kryeministrin Albin Kurti e ministren Albulena Haxhiu – të cilët – sot po krenohen me punën që vetë ai po e udhëheq.

Jo shumë kohë më parë, në një seancë në Kuvendin e Kosovës, Kurti e kishte përmendur me emër e mbiemër Isufajn, duke e akuzuar se s’e ka asnjë rast të fituar në Gjykatë:

“Ekziston disponim politik negativ ndaj qeverisjes tonë, jo vetëm ndaj meje, dhe jo vetëm ndaj qeverisjes tonë, por edhe ndaj pushtetit të ri, dhe kjo lidhet më shumë me figurën e prokurorit Blerim Isufaj. Bëhet fjalë për një prokuror i cili është i mirënjohur në skenën tonë publike që rastin e vrasjes se ish shefit te AKP-së, Dino Hasanaj e kategrorizoi me vetëvrasje, ndërsa rastin e vetëvrasjes së Hamdi Sopës e shndërroi në vrasje. Bëhet fjalë për një prokuror i cili asnjë rast nuk ka të fituar në gjykatë, dhe ky deshiron të bëhet kryeprokuror, përkundër vullnetit të Presidentes, Kryeminisrit dhe Kryeparlamentrit”.

Të ngjashme