Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se pas hetimeve intensive të Policisë së Kosovës, tanimë janë identifikuar sulmuesit e gazetarit, Valon Syla dhe shumë shpejtë kryesit e këtij akti do të sillen para drejtësisë.
Në një shkrim në Facebook, Sveçla ka thënë se sulmi bëhet më i papranueshëm kur është në drejtim të një gazetari.
“Sulmi ndaj kujtdo është vepër e rëndë ndërsa bëhet më i papranueshëm kur i drejtohet një gazetari, puna dhe liria e shprehjes të së cilit janë të garantuara me legjislacionin tonë dhe jo vetëm”, ka deklaruar Sveçla.
“Pas hetimeve intenzive të Policisë së Kosovës tashmë janë identifikuar sulmuesit e gazetarit Syla dhe shumë shpejtë kryesit e këtij akti do të sillen para drejtësisë”.