Sport
Suspendohet zyrtarisht gjyqtari që goditi me bërryl Andy Robertsonin
Demokracia
16:47 | 10 Prill 2023

Share:

Është suspenduar zyrtarisht ndihmësi gjyqtari në derbin Liverpool – Arsenal, Constantine Hatzidakis, për goditje me bërryl të Andy Robertsonit.

Përmes një njoftimi nga Federata e Gjyqtarëve në Angli (PGMOL), u bë e ditur se ndihmësi në këtë ndeshje i Paul Tierneyt është përjashtua për godit.

“Constantine Hatzidakis nuk do të delegohet në asnjë ndeshjes pasi është suspenduar shkaku që goditi me bërryl mbrojtësin e Liverpoolit, Andy Robertson”, thuhet në njoftimin nga PGMOL.

Pas vërshëllimës së fundit të pjesës së parë, mbrojtësit të Liverpoolit iu dha një karton i verdhë nga arbitri, por reagimi i tij në dukje ishte i justifikuar pasi imazhet tregonin një goditje me bërryl nga asistenti i tij, gjersa lojtarët e Liverpoolit dhe Arsenalit po dilnin nga fusha

Pritet që me këtë vendim të dalin edhe rregulla të reja, se sa duhet lojtarët t’i afrohen gjyqtarit, por edhe ndëshkime më të rënda.

Të ngjashme