Sport
Suspendohen për kaq ndeshje Torres dhe Saviq, dy futbollistët që u përleshën gjatë derbit Atletico – Barcelona
Demokracia
17:47 | 11 Janar 2023

Share:

Komisioni Disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit pezulloi sot me dy ndeshje mbrojtësin e Atletico Madridit, Stefano Saviq dhe anësorin e Barcelonës, Ferran Torres, raportojnë mediat spanjolle, transmeton Demokracia.com.

Në minutat e fundit të ndeshjes të së dielës, të cilën Barcelona e fitoi 0:1 jashtë shtëpisë, Saviq dhe Torres u përplasën në fushë duke u përjashtuar me karton të kuq.

Atletico do të jetë pa ndihmën e Saviqit në ndeshjet kundër Almerias dhe Valladolid, ndërsa Barcelona do të duhet të luajë pa Torres kundër Getafe dhe Girona.

Krahas Torresit, Barcelona nuk do të mund të llogarisë për këto dy ndeshje edhe te Roberto Lewandowski, i cili po vuan një pezullim prej tre ndeshjesh të konfirmuar në fillim të janarit./Demokracia.com/

Të ngjashme