Lajme
Suspendohen katër infermiere për sulmin ndaj të moshuarës
Demokracia
17:00 | 02 Nëntor 2022

Share:

Shtëpia e pleqve “Orenda” publikoi një vendim të mërkurën ku thotë se një ditë më parë (të martën), ka suspenduar nga puna infermieret A.P., A.R., R.K. dhe G.N., për shkak të sulmit ndaj të moshuarës.

“Orenda”, shkroi në Facebook se A.P. u suspendua për ushtrim të dhunës, e tri të tjerat “për faktin se kanë qenë në ndërrim bashkë me A.P., por nuk e kanë lajmëruar rastin tek përgjegjësi”.

Në njoftim u tha se masat e tjera do të merren pas hetimit nga Policia. Prokuroria Themelore në Pejë njoftoi se dy të dyshuara janë ndaluar për 48 orë.

 

Të ngjashme