Policia e Kosovës ka njoftuar se dy zyrtarë të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut janë suspenduar përkohësisht nga detyra, me vendim të Drejtorit Rajonal të Policisë.
Sipas komunikatës zyrtare, masa e suspendimit për 72 orë është marrë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, më 3 maj 2025, si një veprim fillestar ndaj dyshimeve për përfshirjen e tyre në shkelje disiplinore.