Lajme
Suspendohen dy zyrtarë policorë kufitar për operacionin “Pika”
Demokracia
14:36 | 07 Korrik 2022

Share:

Inspektorati i Policisë së Kosovës ka njoftuar se suspenduar dy zyrtarëve policorë të përfshirë në operacionin e koduar “Pika”.

Sipas IPK-së, të dy zyrtarët policorë dyshohet se kanë për veprat penale “keqpërdorim të pozitës dhe marrje ryshfeti”.

“Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë të policisë kufitare të Drejtorisë Rajonale Kufitare – Lindje  respektivisht Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Qafë  Morinë”, thuhet në njoftim të IPK-së, shkruan Demokracia.com.

Njoftimi i plotë i IPK-së, pa ndërhyrje:

IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë të policisë kufitare

Prishtinë/Hajvali, 7 korrik 2022,

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë të policisë kufitare të Drejtorisë Rajonale Kufitare – Lindje  respektivisht Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Qafë  Morinë.

Veprimet hetimore në këtë rast janë vazhdimësi e operacionit të IPK-së të koduar me emrin “Pika” kurse zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast dyshohen për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “marrje e ryshfetit”.

Me rekomandim të IPK-së dy zyrtarët policorë janë suspenduar përderisa hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen më këtë rast. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 19 Prill 2024