Lajme
Surroi lavdëron Krasniqin: I vetmi lider që po e mban partinë e tij me maturi dhe me respekt ndaj opinionit
Demokracia
09:34 | 10 Maj 2025

Share:

Gazetarja dhe publicistja Flaka Surroi e ka lavdëruar kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Në opinionin e saj javor të botuar në “Koha”, ajo ka vlerësuar se Krasniqi është i vetmi lider politik që po e përfaqëson partinë e tij me maturi në situatën aktuale.

Surroi ka theksuar se ai ka qenë i vetmi kryetar partie që është prononcuar me konsistencë para gazetarëve.

”I vetmi i cili është duke e mbajtur “frontin” dhe duke e përfaqësuar partinë e tij me maturi dhe me respekt ndaj opinionit është Memli Krasniqi, i PDK-së. Pas një fushate të mirë zgjedhore, ku i lëshoi rrugë Bedri Hamzës si bartës liste, pas zgjedhjeve ka qenë i vetmi kryetar partie që është prononcuar me konsistencë para gazetarëve; i vetmi që pranoi të takohej me Kurtin; i vetmi i cili thotë se duhet ulur për të biseduar dhe gjetur një zgjidhje; i vetmi i cili thotë se mund ta votojnë një kandidat/e tjetër të VV-së, pa caktuar emra, për ta kapërcyer këtë bllokadë”, ka shkruar Surroi.

Të ngjashme