Publicisti Veton Surroi i ka dalë në mbrojtje tenistit serb, Novak Gjokviq që ka deklaruar se ka dëshirë t’i pagëzojë fëmijët në Kosovë.
Sikurse Surroi nuk kishte menduar edhe ministri i sportit, Hajrulla Çeku.
Ai kishte deklaruar se Gjokoviqi e ka të ndaluar hyrjen në Kosovë për shkak të mos vaksinimit me vaksinat anti-covid.
Ditë më parë, në një intervistë për të përditshmen italiane “Corriere della Sera”, Gjokoviq ka thënë se ka dëshirë të kthehet në Kosovë për t’i pagëzuar fëmijët e tij, teksa kishte shtuar se Kosova është pjesë e Serbisë.
Deklarata e tij kishte zgjuar kureshtje më të madhe vetëm pas reagimit të ministrit të Ministrisë së Rinisë, Kulturës dhe Sportit në Kosovë, Hajrulla Çeku.
Përmes një postimi në Twitter, Çeku i ishte kundërpërgjigjur shkurt tenistit serb, duke ia bërë të ditur se e ka të ndaluar hyrjen në Kosovë.
“No-Vax No entry”, kishte shkruar Çeku në rrjetin e tij social, Twitter, duke e vendosur edhe flamurin e Kosovës.
No-Vax No entry 💉🚷
— Hajrulla Çeku (@HCeku) May 17, 2023
Pas reagimeve të shumta nga mediat e ndryshme si dhe kishave ortodokse serbe në Kosovë ka reaguar edhe publicisti i njohur, Veton Surroi.
Surroi i ka dhënë të drejtë Gjokoviqit për shprehjen e dëshirës së tij, duke e bërë të ditur se është e drejtë e gjithsecilit se ku do t’i pagëzojë fëmijët e vet.
“Çdokush ka të drejtë t’i pagëzojë fëmijët e tij/saj në kishat e Kosovës. Është e drejta e Gjokoviqit për të zgjedhur kur dhe ku. Le të ndihet në pagëzimin e fëmijëve të tij fryma e Mateut 22:39: “Duaje të afërmin tënd si veten tënde”.”, thuhet në reagimin e Surroit.
Everyone is entitled to baptize her/his children in Kosovo churches. It is @DjokerNole right to choose when and where.
May in his children’s baptism the spirit of Matthew 22:39 be felt: “Thou shalt love thy neighbour as thyself”. https://t.co/V9Vn80D1am— VetonSurroi (@VSurroi) May 18, 2023
Lidhur me deklaratën e ministrit Çeku kishte reaguar edhe Kisha Ortodokse Serbe, përmes llogarisë në Twitter të Manastirit të Deçanit.
“Lusim Zotin që kjo çështje të zgjidhet në përputhje me të drejtën e lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve dhe liritë fetare të të gjithëve sepse nuk ka arsye ligjore për ndalimin e hyrjes së z. Gjokoviq, i cili vlerësohet si sportist me famë botërore edhe nga shumë shqiptarë të Kosovës”, thuhet mes të tjerash në deklaratën e përbashkët të Dioqezës Ortodokse serbe në Kosovë.
Statement of the #Serbian #Orthodox Diocese in response to the inappropriate public reaction of #Kosovo Minister Çeku
The Diocese of Raška and Prizren is deeply saddened by the recent tweet of Kosovo’s Minister of Culture and Sport, Mr. Çeku, stating that the world’s best tennis… pic.twitter.com/heU8rkIeYb
— Dečani Monastery (@DecaniMonastery) May 18, 2023
Përpos dëshirës për pagëzimin e fëmijëve të tij, Gjokoviq mes të tjerash kishte deklaruar se Kosova është zemra e Serbisë dhe ajo njihet si e tillë nga serbët.
“Nuk dua të merrem me politikë, por për çdo serb, Kosova është zemra, është qendra e kulturës, e identitetit, e traditës, e besimit tonë”, kishte deklaruar Gjokoviqi.
Tenisti serb njihet për deklaratat e tij shoviniste e kundërthënëse ndaj Kosovës.