Lajme
Surroi i reagon Sveçles: Kosova nuk është e varfër, është e keqmenaxhuar
Demokracia
21:52 | 01 Nëntor 2023

Share:

Gazetarja Flaka Surroi, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili tha se “Republika e Kosovës është vend i varfër dhe me buxhetin më të vogël në Evropë”, teksa po komentonte protestën e sotme të pjesëtarëve të njësive elitare të Policisë së Kosovës të cilët janë të pakënaqur me propozimin e Qeverisë së Kosovës për shtesat e rrezikshmërisë.

Surroi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova nuk është e varfër, por e keqmenaxhuar.

Ministri Sveçla thotë se policët elitarë mesatarisht paguhen nga 2200 euro në muaj (uroj të jetë ashtu).

Deputetët e Kosovës, pos pagës bazë marrin pagesë shtesë (po get për rrezikshmëri, se mos po kërcet naj shishe diku) për pjesëmarrje në seanca plenare e komisione në vlerë prej mbi 2 mijë euro.

Jo ministër, Kosova nuk është e varfër. Është e keqmenaxhuar”, ka shkruar Surroi.

Të ngjashme
Lajme • 16 Maj 2025