Lajme
Surroi i quan “badihavxhinj” deputetët: Kjo Qeveri është me e dobëta sa u përket punëve publike
Demokracia
10:53 | 09 Mars 2024

Share:

Flaka Surroi, opinioniste e njohur, ka shkruar një opinion, që është publikuar në Koha, ku ka kritikuar deputetët, por edhe Qeverinë e Kosovës për mënyrën e qeverisjes dhe votimit.

Surroi i ka cilësuar deputetët si “një grumbull badihavxhinjsh.

“E vetmja gjë, që pa asnjë dyshim u bart prej legjislature në legjislaturë, qe luksi i një grumbulli badihavxhinjsh (me ca përjashtime) që e shfrytëzojnë deri në maksimum pozitën e tyre të privilegjuar, kryesisht për të mos bërë asgjë, e që për këtë punë të paguhen.” – shkroi ajo, ndër të tjera.

Tutje, Surroi kishte kritika edhe ndaj Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

“Tashmë e përsëritur shumë herë deri tash, kjo Qeveri është më e dobëta sa u përket punëve publike, infrastrukturore, përherë duke e fshehur pas shpronësimeve të pakryera nga e kaluara, për ndërtimin e rrugëve magjistrale për në Mitrovicë e Podujevë a Gjakovë, apo edhe të autoudhës për në Gjilan.” – vazhdoi Surroi.

Të ngjashme