Lajme
Surroi, i nënshtruari i Kurtit | Nuk shkruan për sanksionet, problemet në Kosovë e 5 ministra nën hetime, por për ujësjellësin në Shqipëri
Demokracia
13:25 | 26 Korrik 2023

Share:

Publicisti Veton Surroi e ka botuar një shkrim tjetër kritik për Shqipërinë. Një shkrim tjetër shumë të rëndë kritik për Shqipërinë. Çka thotë aty?

Surroi – vajza e të cilit punon si këshilltare e kryeministrit Kurti – e ka titulluar shkrimin e tij të fundit “Tri Shpërpjesëtimet e Shqipërisë”. Aty ai shkruan për tri dukuri që i quan si shpërpjesëtime arbtrarisht.

Si ‘shpërpjesëtim’ të parë përmend bidonët e ujit.

“…shumica e qytetarëve shqiptarë që kam parë nëpër qytetet e vendit konsumon ujë nga bidonë të blerë,” – argumenton Surroi si të ishte ndonjë kronist mesjetar nga ndonjë vend ku të dhënat janë diçka e pambërritshme. Pra, ai nuk citon ndonjë të dhënë. Ai thotë që “ka parë”.

Dhe, meqë i ka parë me sytë e tij, ai i shtron rrugës konkludimit menjëherë më pas: “Pra, shumica e qytetarëve të Shqipërisë nuk e pi ujin e ujësjellësit publik, dhe kjo ndodh në mënyrë dramatike pas rënies së komunizmit, kur u hetua që uji i ujësjellësit mund të jetë i dëmsëm për shëndetin.”

Nga kjo, ai del në përfundimin tjetër: “…qytetarët e vendit (Shqipërisë) nuk e kanë fituar të drejtën elementare, atë të ujit të pijshëm…” megjithëse ka fituar të drejta politike dhe “ka përjetuar një transformim të pashoq”.

“Rezultati i këtyre dy vektorëve që nuk puqen është se Shqipëria po zhvillohet duke u ndërtuar mbi pabarazinë e qytetarëve të saj.”

Kush janë shpërpjesëtimet tjera? Paratë e ekonomisë informale dhe mungesa e opozitës. Pra, në një anë droga dhe në tjetrën mungesa e opozitës.

Ai pretendon se shkaku i ekonomisë informale, drogës, dhe shkaku që sivjet ka zgjedhje në Shqipëri dhe një rritje turistike “ky vend po ndien rritje të dukshme dhe jopërpjesëtimore (ta quajmë ashtu) të euros e dollarit joformalë që po gjejnë përligje duke u shndërruar në lekë shqiptarë.”

Surroi më pas nis të spekulojë edhe në lidhje me Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

“Prej SPAK-ut pritet sot të bëjë atë që në vende të tjera e bëjnë mediat profesioniste, shoqëria civile, opozita politike, debati parlamentar.” – shkruan Surroi, por pa treguar se për cilin rast konkret të shënjestruar nga SPAK e ka fjalën.

Përfundimi?
Shqipëria nuk mund të pretendojë se është demokraci funksionale evropiane.

“Vendi i pabarazisë strukturore të bidonëve në të cilin paraja e drogës pos legalizimit financiar do të kërkojë edhe të drejtën e qytetarisë institucionale dhe politike nuk mund të pretendojë se është demokraci funksionale evropiane nëse faktori i vetëm korrigjues është ai i cili duhej të ishte ndër të fundit, SPAK.” – përfundon ai.

Kujtojmë se edhe zv. kryeministri Besnik Bislimi e kishte bërë pretendimin se Kosova ishte demokracia e vetme në rajon, nënkuptueshëm që vendi që qeveriset nga Edi Rama nuk ishte pra as demokraci.

Surroi e kishte pasur së fundi edhe një shkrim tjetër në të cilin e kritikonte ashpër kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Të ngjashme