Lajme
Supremja konfirmon dënimin e Gjokiqit për krime lufte në Kosovë
Demokracia
13:48 | 30 Mars 2022

Share:

Gjykata Supreme ia ka vërtetuar dënimin prej 12 vjetëve për krime luftë në Kosovë.

Përmes një njoftimi për media, Gjykata Supreme e ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë nga ekipi mbrojtës i Zoran Gjokiqit dhe ia ka vërtetuar dënimin prej 12 vjetëve për krime lufte në Kosovë.

“Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të dënuarit Z.Gj., për shkak të veprës penale krime të luftës kundër popullatës civile, në seancën e mbajtur me 15 shkurt 2022, refuzoi si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të mbrojtësit të dënuarit, të paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata Supreme e ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë së Z.GJ., duke vërtetuar se gjykatat e instancës më të ulët, drejt kanë zbatuar ligjin penal dhe se në veprimet e të dënuarit qëndrojnë të gjitha elementet objektive dhe subjektive të veprës penale, për të cilën është shpallur fajtor”, thuhet në njoftimin e Supremes të mërkurën.

Gjokiqi është dënuar për krime lufte të kryera gjatë marsit të vitit 1999 në lagjen Kristal të Pejës.

Sipas aktakuzës, Sipas aktakuzës së ndryshuar, në pikën e parë të saj, i akuzuari Zoran Gjokiq akuzohet se gjatë muajit mars – prill , të vitit 1999 gjegjësisht me dt. 29.03. 1999, në lagjen “Kristal ‘në Pejë, duke bashkëvepruar me një grup të organizuar kriminal të nacionalitetit serb, në mesin e të cilëve ishte edhe një person i quajtur Dragan si dhe NN persona të paidentifikuar deri më tani, të veshur me uniforma policore, paramilitare dhe ushtarake u kanë shkaktuar vuajtje të mëdha apo cenim të integritetit trupor ose shëndetit, kanë aplikuar masa frikësimi, ndaj popullatës së pambrojtur civile kanë kryer vrasje plaçkitje të një, qyteti ose një vendi, kanë urdhëruar zhvendosjen e popullatës civile për shkaqe që lidhen me konfliktin drejtuar me qëllim, kundër popullsisë civile ose ndaj individëve të veçantë civil që nuk marrin pjesë drejtpërdrejt në konflikt.

Poashtu, sipas aktit akuzues, i akuzuari Zoran Gjokiq, duke bashkëvepruar me personat siç është cekur më lartë, ka shkuar në lagjen “Kristal” të Pejës, ka marrë pjesë në aksionin që kishte filluar për vrasjen dhe dëbimin e qytetarëve shqiptar nga shtëpitë e tyre, ashtu që deri sa familja e të dëmtuarit Lutfi Hajzeri, gjegjësisht vëllai i tij Bedriu dhe fëmijët e tyre, kane qenë duke u larguar dhunshëm nga shtëpia e tyre, gjatë kohës sa kanë qenë duke u futur në veturën ‘Yugo’ 45A, kanë tentuar që ta ndalin duke iu drejtuar me fjalët “ndalu, ndalu (stani, stani)” dhe meqenëse të njëjtit nuk janë ndalur, me qellim që t’i privojnë nga jeta kanë shtënë me amë në drejtim të tyre, me ç’rast me katër plumba është goditur vetura ku ishin edhe dy fëmijët e mitur të të dëmtuarit Lutfi Hajzeri, te cilët në ato momente ishin duke u larguar me axhën e tyre Bedriun prej të cilave të shtëna janë plagosur të dy djemtë e të dëmtuarit Lutfi Hajzeri, dhe atë djali i madh i Lutfiut i moshës 9 vjeçare duke ia mbajtur dorën vëllait të vet të vogël tre vjeçar, me qëllim që ta mbroj, ku me këtë rast goditet në dorën e djathtë ndërsa djali i vogël i cili ishte mbrapa shpinës së tij është goditur me plumb me ç’rast i janë shkaktuar lëndime trupore.. /Demokracia.com/

Të ngjashme