ShowBiz
Supermodelja Kate Moss po bëhet gati për një profesion të ri
Demokracia
21:33 | 15 Qershor 2021

Share:

Kate Moss – supermodele, sipërmarrëse, ikonë mode – duket se ka në plan që të shtojë një tjetër zanat në CV-në e saj. Mund të mendoni shumë gjëra, por kurrsesi nuk do t’ju shkonte ndërmend Kate Moss si artiste tatuazhesh. Po, e lexuat mirë.

Miku i saj dhe artisti i tatuazheve, Daniel Casone, zbuloi se modelja i ka kërkuar që ta stërvisë për të bërë tatuazhe, madje i ka bërë edhe një tatuazh atij vetë.

Ata njihen prej kohësh që kur ajo vizitoi studion e tij në Londër, madje i besoi që t’i prekte tatuazhin e famshëm të dallëndysheve, të realizuar nga i ndjeri Lucian Freud, një nga piktorët më të shquar të shekullit XX.

Casone u shpreh se Kate Moss ka patur dëshirë që t’u bëjë njerëzve tatuazhe në festivalin Glastonbury ku ajo shkon shpesh.

“Ajo më kërkoi që t’i bëja një tatuazh dhe përfundoi duke më bërë tatuazhe gjithashtu. Më vizatoi një ‘Kate’ dhe një zemër në krahun tim.” – tha ai për Sunday Mirror.

Casone nuk e mohon faktin që i dhembi pak sepse Kate nuk dinte ta përdorte gjilpërën, por ai s’e kishte problem.

“Nuk e dinte se çfarë bënte kur i dhashë gjilpërën, por e lashë sepse ajo është Kate Moss.”

Ai shtoi se “supermodelja i tha se donte të mësonte të bënte tatuazhe që të mund të shkonim në Glastonbury për t’u bërë njerëzve tatuazhe”.

Të ngjashme