Sport
Superliga vjen sot me tri ndeshje të mëdha,  vëmendja në Gjilan
Demokracia
09:05 | 15 Shtator 2021

Share:

Elita e futbollit të Kosovës nuk ka pushim. Këtë mesjavë do të luhen ndeshjet e xhiros së 4-të të cilat pritet të sjellin disa ballafaqime mjaft interesante dhe joshëse, shkruan Demokracia.com.

Padyshim vëmendja do të jetë në Gjilan aty ku ndeshën, Drita e Ballkani dy skuadra këto pretendente për titullin e kampionit.

Të dyja në tabelë janë me pikë të barabarta dhe sigurisht përballja e sotme ka peshë të madhe pasi do të dikojë edhe në vazhdimin e kampionatit.

Drita cilësohet favorite pasi luan para tifozëve të vetë, por Ballkani është skuadër e paparashikuar dhe ashtu siç e mposhti Prishtinën në kryeqytet, ashtu mund ta mposht edhe Dritën në Gjilan.

Ndeshja nis nga ora 16:00 derisa drejtësia i është besuar gjyqtarit Alban Shala.

Takimi tjetër është ai ndërmjet Feronikelit e Dukagjinit derisa dita e sotme mbyllet me sfidën Llapi – Malisheva.

Dy takime tjera luhen nesër ku ndeshën, Prishtina – Gjilani dhe Ulpiana – Drenica.  Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 16:00. /Demokracia.com

 

Të ngjashme