Sport
Superliga vjen sot me dy ndeshje joshëse, vëmendja në Gjilan
Demokracia
10:33 | 20 Shkurt 2021

Share:

Superliga e Kosovës në futboll, saktësisht java e 20-të, vazhdon sot me dy ndeshje joshëse, shkruan Demokracia.com.

Dje u zhvillua një takim ku Prishtina lehtë e mposhti Arbërinë me rezultat 0:4, ndërsa sot në program janë dy ndeshje tjera.

Në Gjilan, kampioni aktual Drita e pret Trepçën ’89.

Drita nuk guxon të pranojë asnjë rezultat tjetër përveç fitores për ta ruajtur hapin në kreun e tabelës. Në anën tjetër Trepça ’89, pas barazimit në fushën e vet me Arbërinë, do të luftojë për pikë, ndryshe e rrezikon shumë mbijetesën.

Takimi tjetër do të jetë ai ndërmjet Drenicës e Besës, që luhet në Drenas në stadiumin me bari sintetik.

Të dyja ndeshjet nisin nga ora 13:00. /Demokracia.com

Të ngjashme