Superliga e Kosovës në futboll përkatësisht java e 26-të hapet sot me dy ndeshje mjaft interesante.
Por padyshim takimi kryesor është ai në Gjilan ku Drita e pret Drenicës, shkruan Demokracia.com.
Gjilanasit në këtë takim vijnë pas barazimit në udhëtim te Ballkani 0:0, derisa Drenica gjithashtu nuk ka fituar takimin e fundit pasi ka luajtur baras 1:1 me Arbërinë. Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në Brestovik të Pejës.
Besa që është e fundit në tabelë është nikoqir i Feronikeli, me skuadrën nga Drenasi që kërkon vazhdimësi të fitoreve.
Të dyja ndeshjet nisin nga ora 13:00 dhe transmetohen drejtpërdrejt në “Art Sport”. /Demokracia.com