Sport
Superliga vjen sot me dy ndeshje interesante, nxehtë në Drenas e Mitrovicë
Demokracia
09:32 | 15 Shkurt 2021

Share:

Feronikeli e Gjilani mund ta vendosin sot fatin e tyre sa i përket objektivave në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com.

Këto dy skuadra ndeshen sot ndërmjet vete në sfidën e javës së 19-të në elitën tonë. Pikët janë tejet të nevojshme pasi të dyja kanë ende gjasa për vendin e dytë, pozitë kjo që dërgon në garat evropiane dhe me të drejtë pritet një ndeshje tejet e luftuar.

Ndeshja nis nga ora 13:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Një takim joshës është edhe ai ndërmjet Trepçës ’89 e Arbërisë që luhet në Mitrovicës. Të dyja skuadrat objektiv të vetëm e kanë mbijetesën në elitën e futbollit kështu që sot në sfidën që nis poashtu nga ora 13:00 lojtarët do të japin maksimumin për të marrë pikë dhe në këtë mënyrë ndeshjet e radhës t’i presin më  të qeta.

Të kujtojmë këto janë dy ndeshjet e vetme në program për sot të cilat edhe e mbyllin javën e 19-të, pasi takimet tjera u zhvilluan të shtunën që lamë pas. /Demokracia. com

Të ngjashme