Sport
Superliga vjen sot me dy ndeshje interesante
Demokracia
11:04 | 28 Gusht 2021

Share:

Java e dytë e Superligës së Kosovës në futboll vjen sot me dy ndeshje mjaft interesante dhe joshëse, shkruan Demokracia.com.

Vëmendja do të jetë tek përballja ndërmjet Dritës e Llapit, që zhvillohet në Gjilan nga ora 17:00.

Kaltërbardhët edhe në këtë ndeshje kërkojnë tre pikët e radhës për të vazhduar me ecuri pozitive në elite, ekipi llapjan pas asaj që nuk arriti si vendas t’i fitoj tre pikë, triumfin e dëshiron ndaj nënkampionëve te Kosovës.

Ndeshja tjetër e cila zhvillohet në orar të njëjtë është edhe përballja e dy skuadrave që u inkuadruan në elite ajo në mes Ulpianës dhe Malishevës.

Të dy skuadrat në ndeshjet e para kanë marrë nga një barazim, ndërsa tani në ballafaqim kërkojnë tre pikët e para. /Demokracia.com

Të ngjashme