Drita e Gjilani do të ballafaqohen sot ndërmjet vete në derbin i cili njihet si nga më të zjarrtit shqiptar, shkruan Demokracia.com.
Drita që po lufton për titull dhe Gjilani për t’i ikur sa më shpejt zonës së rrezikshme, ballafaqohen në kuadër të javës së 24-t.
Fatkeqësisht edhe kjo ndeshje luhet pa praninë e tifozëve, një hendikep i madh ky kur dihet se çfarë atmosfere të zjarrtë krijon “Intelektualët” dhe “Skifterët”. Gjithsesi, përkundër kësaj lufta në fushë pritet të jetë e madhe.
Një takim tjetër joshës është ai në Podujevë ku takohen Arbëria e Ballkani. Synimet e këtyre dy skuadrave janë krejtësisht të kundërta, Arbëria që luan për mbijetesë, derisa Ballkanin për titull dhe mbetet të shihet kush në fund do të festojë.
Të dyja ndeshjet nisin nga ora 13:00. /Demokracia.com