Sport
Superliga vjen sot e dy ndeshje të jashtëzakonshme, luftohet për titull e mbijetesë
Demokracia
09:39 | 11 Prill 2021

Share:

Elita e futbollit kosovar vazhdon sot me dy superndeshje në kuadër të javës së 28-të.

E gjithë vëmendja do të jetë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë ku ndeshën Llapi e Drita, shkruan Demokracia.com.

Skuadra llapjane pas fitores në gjysmëfinale ndaj Prishtinës është shumë e motivuar, dhe me një fitore sot do të bënte një hap të madh drejt mbijetesës, në anën tjetër Drita, assesi nuk guxon të humbas, ndryshe do t’i bënte rivalët t’ia rrezikojnë maksimalisht titullin.

Një takim tjetër i nxehtë është edhe ai në Skenderaj në stadiumin “Bajram Aliu”, ku përballen Drenica e Prishtina.

Drenica, po luan për mbijetesë ndërsa Prishtina për titull dhe mbetet të shihet kush do të jetë më afër objektivit pas 90 minutave të zjarrtë.

Të kujtojmë që të premten Trepça ’89 e mposhti Arbërinë, ndërsa dy takime u zhvilluan të shtunën Ballkani – Besa 4:1 dhe Gjilani – Feronikeli 1:0.

Java 28-të

E diel

15:00:  Drenica – Prishtina

15:00: Llapi – Drita. /Demokracia.com

 

Të ngjashme