Sport
Superliga vazhdon sot me tri ndeshje, vëmendja te superpërballja Prishtina – Ballkani
Demokracia
11:01 | 20 Shkurt 2022

Share:

Elita e futbollit kosovar vazhdon sot me tri ndeshje në kuadër të xhiros së 20-të. Vëmendja do të jetë në  Podujevë saktësisht në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, ku Prishtina është nikoqir i Ballkanit.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka mbetur mbrapa në garën për titull dhe kërkon fitore që të qëndrojë e qetë në tabelë.

Në anën tjetër Ballkani synon tri pikët për ta kaluar Dritën në renditje që është lidere. Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 13:30.

Interesant pritet të jetë edhe dueli mes Dukagjinit të Klinës dhe Drenicës.

Të dyja skuadrat synojnë mbijetesën dhe pikët në këtë sfidë janë jashtëzakonisht të rëndësishme.

Dueli i tretë i kësaj sfide është ai mes Feronikelit dhe Gjilanit.

Vendasit me një ekip shumë të ri presin Gjilanin që synon të rikthehet te fitoret dhe ta rimarrë pozitën e parë në tabelë.

Të dy këto ndeshje nisn nga ora 13:00. /Demokracia.com

Të ngjashme