ALBI Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e javës së tretë.
Në program janë dy ndeshje për t’u zhvilluar dhe që të dyja luhen me fillim nga ora 17:00. Drenica rikthehet të luaj në Skenderaj ku do të jetë nikoqir i Gjilanit.
Kuqezinjtë kanë pësuar dy humbje në dy sfidat e para dhe kërkojnë të marrin pikët e para në kampionat.
Në anën tjetër Gjilani ka marrë gjashtë pikë në dy sfida dhe synojnë të vazhdojnë me këtë ritëm. Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Liman Gega’ në Malishevë, ku Malisheva pret Ferizajn.
Vendasit kanë zhvilluar vetëm një ndeshje dhe kanë pësuar humbje, derisa Ferizaj ka një pikë pas 180 minutave lojë.
Dy ekipet futen në fushë për fitore dhe spektakli është i garantuar. /Demokracia.com