Drita e Llapi kanë zhvilluar një ndeshje të fortë në kuadër të javës së tretë në Superligën e Kosovës në futboll.
VAR-i ka qenë vendimtar në këtë takim duke bërë dy ndërhyrje shumë të rëndësishme.
Gjyqtari Vigan Ibërdemaj, fillimisht anuloi një karton të kuq për portierin e Llapit. Marjan Coriq pas rishikimit VAR-it, ndërsa në minutën e 85-të, VAR-i anuloi një gol të Llapit pasi më herët ishte shkaktuar një faull në lojërat e Dritës.
Kjo ndeshje solli luftë të madhe në fushë dhe në momente të nxehta, çka trajneri Tahir Batatina u përjashtua me karton të kuq, derisa pas dy të verdhëve u përjashtua edhe kapiteni i Llapit, Bujar Idrizi rezultati në fund ishte baras 0:0.
Në takimin tjetër që u zhvillua në Suharekë ndërmjet Ulpianës e Malishevës, skuadra mysafire ka shënuar fitore me rezultat të thellë 1:3. /Demokracia.com