Kanë përfunduar 45 minutat e pjesëve të para të dy ndeshjeve të sotme që po luhen në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com
Ballkani në Suharekë po përballet me Besën, derisa rezultati pas fraksionit të parë është i barabartë 1:1, dhe ky rezultat sigurisht që e fut në presion ekipin e Bledi Shkëmbit në 45 minutat e dytë.
Takimi tjetër po luhet në Gjilan aty ku po ndeshën Gjilani e Feronikeli derisa rezultati aktual është 1:0 për skuadrën e Ismet Munishit.
Të kujtojmë se dje është zhvilluar takimi Arbëria – Trepça ’89 0:1, ndërsa nesër luhen ndeshjet Drenica – Prishtina dhe Llapi – Drita. /Demokracia.com