Sot po zhvillohen tri ndeshje të javës së 13-të në Superligën e Kosovës, shkruan Demokracia.com.
Vëmendja është në Suharekë aty ku po ndeshen Ballkani e Drita.
Pas 45 minutave të parë rezultati është i barabartë 0:0.
Me të njëjtin rezultat është mbyllur edhe pjesa e parë e ndeshjes Malisheva – Llapi, sikurse edhe Drenica – Ulpiana që po luhet në Skenderaj. /Demokracia.com