Drita ka marrë një fitore të madhe në udhëtim ndaj Arbërisë me rezultat 1:3 për ta rimarrë edhe pozitën e parë në tabelë, shkruan Demokracia.com.
Kampioni në fuqi triumfoi me rezultat 1:3, me golat e shënuar nga Alidema, Irogue e Haxhimusa derisa golin e vetëm për vendasit e realizoi Dior Zabërxha.
Drita me këtë fitore ka marrë pozitën e parë me 58 pikë tri më shumë sesa Ballkani që është në pozitën e dytë por ka një ndeshje më pak dhe nesër luan me Prishtinën.
Në takimin tjetër Drenica ka marrë tri pikë me shumë vlerë në luftë për mbijetesë duke e mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 2:0. Baton Zabërxha e Donald Rapo kanë shënuar për kuqezinjtë të cilët më këtë fitore i ikin pozitës së parafundit të cilin tash e ka Arbëria, pozitë kjo që dërgon në një kategori më poshtë të garave. /Demokracia.com