Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje të javës së 22-të, shkruan Demokracia.com
Vëmendja do të jetë në Podujevë aty ku ndeshën Llapi e Ballkani. Pikët për të dyja skuadrat janë tejet të nevojshme dhe me të drejtë pritet luftë e madhe në fushë.
Llapi po lufton për ekzistencë ndërsa Ballkani si lider i tabelës, luan për ta ruajtur këtë pozicion. Kjo ndeshje nis nga ora 13:30.
Një ndeshje tjetër por shumë më e lehtë për t’u zgjidhur duket të jetë ajo ndërmjet Dritës e Llapit.
Kampionja në fuqi, Drita pritet të ketë punë të lehtë pasi ndeshet me skuadrën e fundit në tabelë, Besën e Pejës dhe vetëm ndonjë mrekulli do të bënte që mos të kemi fitore të skuadrës gjilanase.
Ky takim nis nga ora 13:00. /Demokracia.com