Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshjet hapëse të javës së 32-të.
Pasditen e sotme zhvillohen dy duele në Prishtinë dhe Lipjan, shkruan Demokracia.com.
Në “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, Prishtina është nikoqire e Dukagjinit të Klinës.
Kurse, në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Ulpiana do të përballet me Gjilanin.
Të dyja ndeshjet nisin nga ora 15:00./Demokracia.com/