Sot do të zhvillohen dy ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së 32-të në Superligës së Kosovës.
Malisheva përballet me Dukagjinin me fillim nga ora 15:00, në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë., transmeton Klankosova.tv.
Në tabelë Malisheva renditet e treta me 47 pikë, derisa Dukagjini i teti me 40 pikë.
E në të njëjtin orar, do të përballen Prishtina dhe Ballkani, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ballkani zë vendin e dytë në tabelë me 57 pikë, derisa Prishtina radhitet e gjashta me 40 pikë.