Sport
Superliga e Kosovës sot sjell një ndeshje shumë interesante
Demokracia
16:55 | 16 Shkurt 2021

Share:

Me ndeshjen Besa Famgas – Vushtrria fillon java e 17-të e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Kjo ndeshje luhet të martën (sonte) nga ora 19:00. Me marrëveshje të klubeve, ndeshja luhet në Vushtrri.

Besa Famgas udhëheq në tabelë me 32 pikë dhe është favorite e madhe për fitoren e 17-të rresht. Vushtrria renditet e teta me 10 pikë.

Të mërkurën janë dy ndeshje: Llapi – Kastrioti (19:00), Vëllaznimi – Prishtina (17:00). Të enjten luhen ndeshjet Drenica – Prizreni (19:00) dhe Trepça – Zhegra (19:30). /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024