Sport
Superliga e Kosovës në futboll: Ndeshje e zjarrtë pritet në Drenas
Demokracia
10:18 | 13 Mars 2021

Share:

Superliga e Kosovës vjen sot me dy ndeshje interesante në kuadër të javës së 25-të, shkruan Demokracia.com.

Vëmendja do të jetë në Drenas aty ku ballafaqohen Feronikeli e Prishtina. Objektivat e këtyre dy skuadrave janë të kundërta, njëra lufton për mbijetesë e tjetra për titull,  por kjo aspak nuk e zbehë ndeshjen.

Prishtina drejt Drenasit udhëton me synim për fitore dhe të mbetet në luftë për titull, derisa “Nikli” po tenton sa më shpejt t’i ik zonës së rrezikshme.
Takimi tjetër është ai në Pejë ku ndeshën Besa e Llapi. Skuadra e Llapit është favorite dhe pret fitore në mënyrë që të ngritët në tabelë.

Të dyja ndeshjet nisin nga ora 13:00. /Demokracia.com

Të ngjashme